Kosova bie dhe humb rekordin përballë Anglisë, por Dardanët lënë fushën me kokën lart

Kosova nuk ia ka dalë në mbrëmjen e sotme të ruaj rekordin e pathyeshmërisë e cila zgjaste prej 15 ndeshjesh radhazi. Dardanët u mposhtën nga Anglia me rezultatin 5-3. Një takim emocionues që dhuroi spektakël nga të dyja skuadrat. Dardanët i treguan edhe njëherë tjetër kualitetet e tyre, ndërsa britanikët nuk janë rivalët direkt të Kosovës për kualifikimin në Euro 2020.

Sa i përket ndeshjes, ajo nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për Dardanët që kaluan në avantazh pa u mbushur ende një minutë. Muriqi pason për Berishën, i cili nuk fal përballë portierit Pikford. Por ky çast nxeh Tre Luanët, të cilët realizojnë shumë shpejt golin e barazimit me Sterling, që edhe pse goditjet me kokë nuk i ka pikën e fortë, realizon pikërisht në atë mënyrë. Sakaq, në pjesën e mbetur, Dardanët pësojnë shumë dhe golat vijnë rresht, me Anglinë që e mbyll me 5 gola pjesën e parë.

Ndërkohë, në fraksionin e dytë, Kosova riparon dëmet ndërsa e nis në mënyrën më të mirë të mundshme, duke realizuar sërish me Berishën, Më pas është Muriqi që shënon edhe të tretin, duke dhënë shpresë, megjithatë deri në fund rezultati nuk ndryshon. Ndërkaq, edhe Kejn humbet një penallti,me Muriç që e ndal. Megjithatë, Kosova tregoi kualitete dhe sërish mbetet totalisht e përfshirë në garë për kualifikimin.
Formacionet zyrtare:

Kosova: Muriç; Hadërgjonaj, Aliti, Rrahmani, Vojvoda; Halimi, Voca; V. Berisha, Celina, Muslija; Muriqi
Trajner: Bernard Shaland
Anglia: Pikford; Aleksandër Arnold, Kin, Meguajër, Çilluell; Rajs, Henderson; Sanço, Barklej, Sterling; Kejn
Trajner: Garet Sauthgejt

Minutë pas minute:
90+5′ Mbyllet takimi me rezultatin 5-3, një humbje me kokën lart për Dardanët
88′ Rrashkaj ndëshkohet me karton të verdhë
86′ Kosova pranë golit të katërt, goditja e Celinës përfundon për pak centimetra jashtë
85′
Edhe Kosova kryen zëvendësimin e fundit, del nga loja Berisha dhe inkuadrohet Hasani
85′
Zëvendësimi i dytë për britanikët, Rashford në vend të Sanço
84′
Anglia kryen zëvendësim, del nga loja Barklej dhe futet talenti Maunt
73′ Anglia pranë golit të gjashtë por sërish Muriç devijon përballë Sterling, me sferën që përfundon në shtyllë

71′ Provon Celina nga jashtë zonës, por goditja përfundon shumë larg kuadratit të Pikford
64′ Kejn e merr përsipër goditjen, ndal portieri Muriç. Superpritje e gardianit të Kosovës, duke i mbajtur Dardanët në lojë

63′ Penallti për Anglinë, e fiton Barklej
58′ Shaland kryen zëvendësimin e dytë, jashtë Voca, në lojë Rashkaj
55′ Gooool! Muriqi nuk fal nga pika e bardhë, Dardanët rifuten në lojë

54′ Penallti për Kosovën, e merr përsipër Muriqi
19′ Gooool! Kosova shkurton diferencat, shënon sërish Berisha

48′ Sanço rrezikon sërish, këtë herë Muriç e ndal
45′
Fillon pjesa e dytë, Kosova zëvendëson Muslijën me Paçaradën
45+3 Mbyllet pjesa e parë, Kosova shënoi e para por Anglia përmbysi duke shënuar 5 herë
45+1′ Goool! Sanço nuk fal sërish, shënon edhe golin e pestë

43′ Goool! Sërish Anglia, këtë herë Sanço realizon pas depërtimit në zonë

38′ Gooool Anglia! Vojvoda i pafat teksa devijon një top në portën e tij pas krosimit të Sanços

35′ Kin provon me kokë pas këndores por topi përfundon larg kuadratit të Muriç
30′
Berisha provon me goditje jashtë zone, por sfera humb rrezikshmërinë pas devijimit nga mbrojtja dhe përfundon pa problem në duart e portierit Pikford
27′
Anglia dominon në kontrollin e topit, Sanço dhe Sterling rreziku kryesor 
19′ Anglia kalon në avantazh, Kejn mposht Muriç

17′ Sterling rreziku kryesor, por këtë herë Hadërgjonaj e ndal
7′ Gooool! Anglia vendos braspeshën, Sterling ndëshkon Kosovën

1′ Gooooool! Shënon Kosova, Berisha kalon Dardanët në avantazh.

1′ Starton ndeshja në St. Mary Stadium, Kosova sfidon Anglinë