Konflikti i Mane me Salah, legjenda e Liverpulit mbështet egjiptianin: Nuk bëhesh golashënues pa qenë egoist

Në ndeshjen e fundit të kampionatit pavarësisht se Liverpuli fitoi, ndeshja la një shije të hidhur për shkak të zemërimit të Mane me Salah. Sulmuesi egjiptian depërtoi në zonën kundërshtare dhe në momentin e fundit preferoi të godiste vetë kuadratin, duke mos asistuar Mane, i cili ishte i pamarkuar në zonë. Mane e shprehu hapur pakënaqësinë me shokun e skuadrës, ndërsa Salah mori kritika se ka prishur atmosferën e skuadrës.

Por, një legjendë e Liverpulit i ka dalë në krah Salah. Bëhet fjalë për një ish-sulmues si Robi Fouller, i cili është shprehur se nuk mund të bëhesh një golashënues pa u treguar egoist në disa momente. “ Të gjithë ata që komentojnë se Salah ka dëmtuar atmosferën e skuadrës, mos nuk kanë parë asnjëherë ndeshje futbolli? Sepse nuk mund të jesh një golashënues klasi pa pasur besimin te vetja se mund të shënosh. Kjo është ajo që golashënuesit bëjnë.

Sinqerisht, nuk kam dëgjuar asnjëherë kaq gjëra pa kuptim për të ashtuquajturin episod mes Mane dhe Salah. Nuk shënon atë numër golash pa të thënë njerëzit egosit, po çfarë duan njerëzit? Duan që Salah të jetë golashënuesi apo të shikoj përherë një mundësi ku të pasoj topin. Sepse nuk mund t’i bësh të dyja”, u shpreh ish-sulmuesi. /Egi Çabeli-VipSport.al/