Komisioni i Disiplinës kujtohet të japë vendimet, nisin hetime disiplinore dhe dënime me nga 8 javë

Komisioni i Disiplinës është mbledhur ditën e sotme dhe ka dhënë vendimet për javën e shkuar të kampionatit shqiptar. Pre e dënimeve ka rënë vetëm Kategoria e Parë ndërkohë që gjithçka duket se ka shkuar “vaj” në Superiore dhe ka qenë më mirë se gjithmonë.

Kamza ka humbur në tavolinë ndeshjen ndaj Apolonisë ashtu siç pritej me rezultatin 3-0, duke qenë se nuk u paraqit në Kupën e Shqipërisë. Ndërkohë, dënim të rëndë ka marrë edhe Eduard Thartori, zyrtar i Egnatias i cili është dënuar me 8 javë pezullim.

Futbollisti i Orikut, Ergys Kuci është pezulluar me dy ndeshje duke qenë se ka kundërshtuar vendimet e zyrtarëve të ndeshjes. Ndërkohë, në lidhje me një video që ka qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale, ka nisur një hetim disiplinor për ndeshjen mes Kastriotit dhe Egnatias e luajtur fundjavën e shkuar.

Vendimet e Disiplinës:

1. KF “Kamza”, për mos paraqitje në ndeshjen e Kupës së Shqiperisë me KF “Apollonia”, datë 18.09.2019, në bazë të Nenit 54/2 të KDS, dënohet me mos pjesëmarrje në këtë garë për 2 sezonet e ardhshme futbollistike.

2. KF “Turbina”, paralajmërohet se në rast përsëritje të shkljeve disipinore, do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera të FSHF.

3. Zyrtari i KF “Egnatia”, Eduard Thartori, për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

4. Lojtari i KF “Oriku”,Ergys Kuci, për protesta ndaj vendimeve zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga të akvitetet.

5. Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen e kampionatit të Kategorisë së Parë midis “ Kastrioti – Egnatia” datë 14.09.2019.