Kokorin lirohet nga burgu dhe siguron të ardhmen, firmos me skuadrën e re

Futbollisti rus Aleksandër Kokorin është liruar më në fund nga burgu duke e mbyllur këtu çështjen për të cilën ishte akuzuar. Futbollisti akuzohej nga autoritetet ruse duke qenë se kishte ushtruar dhunë ndaj një punonjësi shteti në një klub nate dhe gjithçka kishte ndodhur pas një zënke.

Së bashku me Kokorin ishte dënuar edhe futbollistit tjetër Mamaev dhe të dy kanë lënë më në fund qelinë. Ata kanë fituar në Gjykatën e Apelit pasi ishin dënuar me 17 muaj burg, ndërkohë që  fati i ka buzëqeshur Kokorinit.

Ai ka udhëtuar menjëherë drejt zyrave të klubit të Zenitit dhe do të jetë futbollisti më i ri i gjigandëve rusë. Kokorin ka kryer fillimisht vizitat mjekësore dhe më pas ka firmosur kontratën me Zenitin, duke u rikthyer. /Erjon Allaraj-VipSport.al/