Kishte ndeshjen e lamtumirës në futboll, legjenda belge konfirmon mungesën për shkak dëmtimi

Pasi arriti të fitonte disa trofe të rëndësishëm me Mançester Sitin, legjenda belge Vinsent Kompani vendosi të transferohej në Belgjikë te Anderlehti, aty ku ka rolin e trajnerit dhe të mbrojtësit njëkohësisht. Por, duket se karriera e tij në futbollin e luajtur nuk ka shkuar siç e priste në Belgjikë dhe Kompani ka vendosur të tërhiqet.

Ai do të zhvillojë sot një ndeshje miqësore ku do të tërhiqet edhe përfundimisht nga futbolli i luajtur. Për ironi të fatit, në këtë ndeshje që ndoshta është me e veçanta në karrierën e tij të gjatë, ai do të mungojë dhe këtë e ka konfirmuar vetë Kompani.

Mbrojtësi belg ka një problem me kofshën dhe për këtë arsye nuk do të jetë në fushë në ndeshjen që organizohet në nder të tij. Në ndeshjen e fundit si futbollist, Kompani është mungesa e madhe dhe do të duhet ta shohë si tifoz ku të gjithë, luajnë për të përshëndetur karrierën e tij. /Erjon Allaraj-VipSport.al/