Kategoria Superiore i lë vendin Kupës së Shqipërisë, të mërkurën starton turi i parë

Kategoria Superiore mbylli javën e katërt, ndërsa tashmë në mesjavë skuadrat do të startojnë aventurën në Kupën e Shqipërisë. Një kompeticion, i cili do t’i japë mundësi ekipeve të aktivizojnë ata futbollistë të cilët për arsye të ndryshme nuk kanë marrë minutat e mjaftueshme në këtë fillim sezoni.

Sakaq, ndeshjet e turit të parë do të startojnë të mërkurën. Kampionët në fuqi të Kukësit do ta nisin mbrojtjen e fronit në përballjen me Shkumbinin. Peqinasit e filluan rrugëtimin nga turi paraeliminator teksa ia dolën të kualifikohen pasi kaluan me sukses pengesën nga skuadra e Tomorit.

Sakaq, Tirana e cila ishte finalistja e edicionit të vjetshëm, do ta luajë takimin e parë ndaj Shënkollit. Ndërkohë, Partizani do të përballet me skuadrën e Vorës, e cila gjithashtu rrugëtimin e nisi nga turi paraeliminator.  /Egi Çabeli-VipSport.al/

Ndeshjet e grupit A                           

Vora-Partizani
Tërbuni-Teuta
Veleçiku-Flamurtari
Shënkolli-Tirana
Iliria-Kastrioti
Burreli-Vllaznia
Erzeni-Dinamo
Korabi-Besëlidhja

Ndeshjet e grupit B

Shkumbini-Kukësi
Devolli-Skënderbeu
Elbasani-Laçi
Turbina-Luftëtari
Apolonia-Kamza
Pogradeci-Bylis
Egnatia-Besa
Lushnja-Oriku