Kategoria e Dytë rrezikon të shtyhet, pritet mbledhja e Komitetit Ekzekutiv për lojtarët e “huaj”!

Ndonëse kalendari nuk është hedhur ende dhe pritej që të “zbardhej” këtë javë për startin e Kategorisë së Dytë, që sipas informacioneve paraprake niste të dielën e kësaj fundjave, me shumë gjasa mund të shtyhet starti i saj edhe për një javë.

Nga sa bëhet e ditur janë disa problematika dhe nuk dihet, nëse Kamza merr pjesë ose jo. Apo klubet që janë ngjitur nga Kategoria e Tretë në të Dytën i plotësojnë kushtet që u janë lënë në lidhje me infrastrukturën apo jo…

Por, çështja kryesore është ajo e lojtarwve jashtë qarkut, nëse do të lejohen ekipet që të kenë sipas dëshirës, apo do të ketë një numër të kufizuar. Me sa duket, ashtu si me Kategorinë e Parë, edhe klubet e Kategorisë së Dytë janë në ankth për startin e sezonit të ri futbollistik 2019-2020.

E.S./Vipsport.al/