Kamza në pikë të hallit, klubi fton lojtarët e interesuar të paraqiten në stadium

Klubi i Kamzës është duke u munduar të mbijetojë teksa kamzalinjtë kanë mungesa në numrin e lojtarëve. Në fakt, Kamza ishte në dyshim nëse do të regjistrohej apo jo në Kategorinë e Dytë, megjithatë në fund vendosën të marrin pjesë.

Por, problemi është se tashmë duhet të gjejnë futbollistët me të cilët do të përballojnë sezonin. Klubi ka apeluar në faqen zyrtare në rrjetet sociale se në stadium vazhdojnë selektimet, duke ftuar futbollistët t’i bashkohen.

Një gjendje për të ardhur keq, teksa e gjitha nisi me dhunën e ushtruar në fushë ndaj gjyqtarit Eldorian Hamiti. Një ngjarje e cila u dënua maksimalisht nga ana e Federatës, duke e përjashtuar direkt nga Kategoria Superiore dhe duke e detyruar klubin kamzali ta nisë sërish rrugëtimin nga Kategoria e Dytë.

/Egi Çabeli-VipSport.al/

Postimi i klubit të Kamzës:

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan