Kampionët e Shqipërisë anëtarësohen si Barcelona e Reali

Jo vetëm titulli kampion, që erdhi në saj edhe të një riorganizimi mjaft të mirë që ka bërë klubi i Partizanit nga të gjitha hallkat, por edhe infrastruktura e merkato. Për të kuqtë sot është një ditë e shënuar. Partizani është pranuar dhe nga sot është anëtar i ECA (shoqata e klubeve europiane).

Konfirmimi për pjesëmarrjen dhe zyrtarizimin e të kuqve si pjesë  e shoqatës ka ardhur gjatë ditës së sotme, kur edhe po zhvillohet mbledhja e radhës në Gjenevë të Zvicrës. Në këtë mbledhje bëjnë pjesë 200 klube të njohura të Europës, mes tyre edhe emra të gjigantëve si Bayern i Mynihut, Barcelona apo dhe Real Madriti, M. Junaitid dhe Juventus.

Në këtë rang elitë të klubeve më në zë të Europës, nga sot do të jetë pjesë edhe Partizani, një nga klubet me më shumë histori në futbollin shqiptar.

E.S./Vipsport.al/