Kalendari i Shqipërisë për kualifikueset, kuqezinjtë luajnë ndeshjen deçizive në transfertë ndaj Turqisë

Triumfi në sfidën e ditës së djeshme ndaj Islandës ka rifutur edhe njëherë në garë Shqipërinë për vendin e dytë. Por nuk do të jetë aspak e lehtë, duke llogaritur se ndeshja e radhës për kuqezinjtë është ndaj Turqisë në transfertë. Ekipi turk na mposhti në takimin e parë me rezultatin 0-2 dhe kanë avantazhin e përballjes direkte.

Aktualisht, Turqia ka grumbulluar 15 pikë ndërsa Shqipëria 9 pikë. Në rast se kuqezinjtë marrin  maksimumin nga turqit, atëherë ka shpresë, pasi Turqia do të udhëtojë në një transfertë të vështirësisë maksimale në Francë. Ndërsa, më pas presin Islandën. Ndërkohë, nga ana tjetër, Islanda ka ndeshjen e vështirë ndaj Francës dhe më pas sfidën ndaj Turqisë.

Kështu, kalendari duket sikur është në  krahun e Shqipërisë. Megjithatë, pikë së pari duhet menduar për të mposhtur Turqinë, pasi vështirësia është e madhe. Sakaq, pas Turqisë, kuqezinjtë kanë një autostradë përpara teksa do të luajnë ndaj Moldavisë në transfertë dhe do të presin në shtëpi Andorrën. Ndërkohë, e mbyllim me Francën, e cila deri në fund mund të ketë zgjidhur çështjet e kualifikimit.   /Egi Çabeli-VipSport.al/

Ndeshjet e radhës Shqipëria:

Ndeshjet e radhës Turqia:

Ndeshjet e radhës Islanda: