Kalendari gati, nesër hidhet shorti i Kategorisë së Parë

Nesër në orën 13;00, në ambientet e FSHF-së pritet ë të hidhet shorti që do të përcaktojë edhe kalendarin e Kategorisë së parë për të dyja grupet, A dhe B në Kategorinë e Parë.

Kishte ditë që skuadrat dhe drejtuesit e tyre ankoheshin për këtë vonesë të shortit, madje është folur se mund të ketë edhe shtyrje, por në njoftimin e sotëm zyrtar, vetëm FSHF konfirmon se shorti do të hidhet nesër në orën 13:00.

Kategoria e Parë këtë sezon do të jetë mjaft interesante, pasi dy ekipe ngjiten direkt në elitë, ndërsa vendet e dyta bëjnë ndeshje shtesë dhe luajnë me vendin e tetë të Superiores.

E.S./Vipsport.al/