Juventus nuk njeh pushim në merkato, bardhezinjtë pas yjeve të Totenhem

Merkato është mbyllur prej datës dy shtator, megjithatë te Juventusi vazhdon puna për të përforcuar ekipin e sezonit të ardhshëm. Torinezët janë të fokusuar dhe tregohen gjithnjë të vëmendshme rreth lojtarëve që mund të transferohen me parametër zero.

Dhe, objektivë të drejtorit Fabio Paratiçi janë shndërruar dyshja e Totenhemit, mbrojtësi Alderuireld dhe mesfushori Eriksen. Për danezin, Zonja e Vjetër interesohet prej kohësh, por në sezonin e ardhshëm do të ketë sërish mundësinë, teksa në lojë mbetet edhe Mançester Junajtid.

Kështu, bardhezinjtë kanë filluar tashmë nga puna, ndërsa aksi Torino-Londër parashikohet të ketë shumë fluturime pasi në bisedime mund të përfshihet edhe sulmuesi Paulo Dibala, një objektiv i madh për Totenhemin.

/Egi Çabeli-VipSport.al/