Jo vetëm Asani, Trashi një tjetër problem për Lerdën

Nuk ka qetësi te Partizani dhe sikur të mos mjaftonin rezultate jot ë mira, apo dhe debatet mes trajnerit italian Franko Lerda dhe Jasir Asanit, i cili këtë sezon nuk shihet më si një vit më parë, në kampin e kuq ka sërish problem në prag të sfidës me Bylisin.

Lorenc Trashi dhe trajneri italian Franko Lerda nuk i kanë më marrëdhëniet aq të mira, madje në seancën e djeshme stërvitore, trajneri italian dhe lojtari i kanë acaruar “gjakrat”. E madje njëshi i stolit të kuq e ka detyruar lojtarin që të lërë edhe seancën në mes.

Ndërkohë që sot, partizani luan në orën 16:00 në shtëpi me Bylisin dhe një javë më vonë luan derbin, që tifozët e kuq e presin me padurim!

E.S./Vipsport.al/