Ish-sulmuesi nigerian i Skënderbeut dhe Besës firmos në Ukrainë

Erdhi si një talent 4 vite më parë, madje ishte në një moshë shumë të re. Sapo kishte mbushur 17 vjeç dhe u bë pjesë e skuadrës së Skënderbeut. Vinte nga një akademi e njohur në Nigeri, me një fizik për t’u admiruar, por me një  mungesë eksperiencë.

Fillimisht u bë pjesë e skuadrës së dytë të Skënderbeut, ndërsa më pas u huazua te Besa e Kavajës. Aty ku për një fazë luajti si titullarë dhe shënoi vetëm 1 gol.

Më pas, u rikthye sërish te korçarët, që me një eksperiencë në kategorinë e Parë e huazojnë në Maqedoni me Rabtoniçikin, një ekip mjaft i njohur. Tashmë, 19-vjeçar, Xhefri Çarls spikat e madje bëhet edhe një nga shënuesit më të mirë të Rabotniçkit dhe kampionatit maqedonas.

Pak kohë më parë mund të kalonte në Rumani, ndërsa falë menaxherit të mirënjohur Luan Kadriu, që ka transferuar shuam futbollistë të njohur firmosi dhe u zyrtarizua ditën e djeshme te Olimpik Donetsku, në Superligën ukrainase, aty ku luajnë edhe lojtarë që kanë qenë pjesë e Superiores sonë, Demir Imeri, ish-lojtari i Kamzës.

E.S./Vipspoort.al/