IPKO Superliga / Gjilani nuk di të ndalet dhe merr kreun, fiton edhe Prishtina

Po luhen sot 3 çifte interesante në elitën e futbollin kosovarë, ku bie në sy fitorja e radhës e skuadrës së Gjilanit, e katërta, pikërisht në fushën e vet ndaj skuadrës së Ballkanit. Goli i Prognit u ka dhënë tri pikët e djemve të Mezanit që konfirmohen si pretendentë kryesorë për të fituar titullin kampion.

Llapi ka barazuar në fushën e vet me Dritën, dy ekipe që janë pretendente për kreun, por që nuk kanë marrë më shumë se një pikë në duelin e sotëm përballë njëra-tjetrës. Një sfidë mjaft e bukur, e hapur deri në fund edhe me plot 4 gola…

Ndërkohë që Prishtina ka marrë një fitore të madhe në fushën e Trepçës, 0-1 dhe me kryeqytetasit që edhe këtë sezon duan që të tentojnë titullin kampion.

Ja rezultate e tri sfidave të sotme në IPKO Superligën e Kosovës

Gjilani – Ballkani                    1-0

Llapi – Drita                              2-2

Trepça’89 – Prishtina             0-1