Interi përfiton nga rilindja e sulmuesit, zikaltërit presin të paktën 30 milionë euro nga braziliani

Ish-sulmuesi i Interit, Gabigol është duke shkëlqyer në kampionatin vendas teksa aktivizohet me skuadrën e Flamengos. Falë paraqitjeve pozitive, futbollisti ka arritur të fitojë edhe vendin në Kombëtare, teksa trajneri Brazilit Tite, e ka grumbulluar për dy ndeshet miqësore në muajin tetor.

Një aspekt tejet pozitiv edhe për Interin, pasi Gabigol është ende në pronësinë e zikaltërve. Me shumë mundësi gjatë merkatos së ardhshme, sulmuesi do të kërkojë të rikthehet në Europë për të treguar vlerat dhe drejtuesit e Interit janë të gatshëm të përfitojnë.

Vlera e Gabigol falë paraqitjeve tashmë nuk ulet nën 30 milionë euro, një shifër e cila kënaq zikaltërit pavarësisht se asnjëherë nuk arriti të tregonte aftësitë në Itali.