Igli Tare piketon Muriqin, në janar sulmi për yllin e Kosovës

Igli Tare ka piketuar futbollistin e radhës shqiptar për t’ia bashkuar skuadrës së Lacios dhe këtë herë është përsëri nga radhët e përfaqësueses së Kosovës. Mediat turke insistojnë se drejtuesi shqiptar i Lacios, sheh Vedat Muriqin si përforcimin e radhës të ekipir të tij, pasi kërkon një lojtar të tillë me peshë në sulm për t’ia bashkuar skuadrës së drejtuar nga Simone Inzagi i cilika dhënë parimisht pëlqimin e tij.

Në Turqi insistojnë se edhe pas kalimit te Fenerbahçe, Lacio ka shfaqur interes konkret për sulmuesin dhe në një moment është diskutuar edhe transferimi i tij i menjëhershëm në Itali. Por më pas klubi ka vendosur të presë pak kohë, me Taren që ka kërkuar të shohë në veprim Muriqin në këtë pjesë të parë të sezonit.

Lojtari do të jetë në monitorim dhe nuk është aspak çudi që në janar pista e Lacios të rihapet, me atë që do t’i bashkohej kontingjentit të shqiptarëve në këtë skuadër e cila është e vëmendshme ndaj talenteve që mund të sigurojë. /vipsport.al/