I dëmtuar prej fillimit të sezonit, futbollisti i Barcelonës: E sforcova gjurin në botëror, por nuk pendohem

Samuel Umtiti ende nuk i ka luajtur minutat e para për këtë sezon. Mbrojtësi i Barcelonës ka pasur shqetësimin e një dëmtimi në gju, teksa edhe pse është grumbulluar me katalanasit në tre ndeshjet e kampionatit nuk është aktivizuar. E njëjta situatë edhe me Francën. Mbrojtësi ishte pjesë e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen ndaj Shqipërisë, por trajneri Deshamp nuk i rezervoi asnjë minutë.

Një dëmtim i cili i vazhdon prej sezonit të kaluar,teksa mbrojtësi tregon se e ka sforcuar gjurin gjatë botërorit 2018, megjithatë nuk është penduar pasi tashmë është një kampion bote. “ E sforcova shumë gjurin gjatë Kupës së Botës, por tani jam një kampion bote dhe në jetë ndonjëherë duhet të marrësh disa vendime. Unë nuk jam penduar për këtë”, u shpreh francezi.

Sakaq, Umtiti tregoi se gjatë merkatos nuk e mendoi një kalim te PSG si pasojë e shkëmbimit me Nejmar. “ Nuk e di për thashethemet. I kam thënë menaxherit të mos më thotë asgjë pasi nuk dua të lëviz nga Barcelona. Qëllimi im është të luaj për Barcelonën dhe të fitoj tituj”, sqaroi Umtiti.

/Egi Çabeli-VipSport.al/