Hysaj: Treguam vlerat tona, i kënaqur për golin dhe fitoren

Elseid Hysaj në prononcimin pas ndeshjes për Supersport është shprehur se ekipi tregoi vlerat e tij, ndërsa kërkoi zëvendësimin për shkak dëmtimi në pulpë. Shkodrani tha se ishte i lumtur për golin dhe fitoren.

“Kishim ndryshuar, pasi loja ishte ndryshe nga Franca. Kishim besim se kishim potencial dhe treguam vlerat tona. Kërkova zëvendësimin pasi kisha probleme në pulpë pasi nuk mund të vazhdoja. Goli i parë? Ndjesia, ende nuk e besoj, duhet të marr veten.

Një gol kam bërë me Empolin dhe atë mbaj mend. Thjesht jam shumë i kënaqur për golin dhe fitoren, vazhdojmë me kokën lart për ndeshjet e tjera”.