Hysaj: Nuk më besohet që shënova, zëvendësimin e kërkova për të mos penalizuar skuadrën

Elseid Hysaj arriti të shënonte golin e tij të parë me fanellën e Kombëtares shqiptare, duke i dhënë një avantazh të përkohshëm kuqezinjve para se Islanda të barazonte sërish. Kapiteni i cili mori kritika të shumta ndeshjen e shkuar, ishte ndër më të dalluarit mbrëmë duke mbajtur edhe shiritin.

Ai u largua në pjesën e dytë dhe në një prononcim për mediat u shpreh se e kishte kërkuar vetë zëvendësimin. Hysaj pranoi se kishte probleme në pulpë dhe nuk donte që të sillte probleme për Kombëtaren prandaj ishte më mirë që të largohej.

“Akoma nuk po e besoj që kam shënuar dhe isha shumë i gëzuar në ato momente. Jam i lumtur për golin, por edhe mbi të gjitha për fitoren.

Zëvendësimin e kërkova vetë sepse kisha një dëmtim në pulpë dhe nuk po arrija të jepja më të mirën time, ndaj nuk doja të penalizoja skuadrën”, u shpreh mbrojtësi shkodran. /Erjon Allaraj-VipSport.al/