Humbje demoralizuese, Sinani: Nuk bëj premtime, dua luftë sportive 90 minuta

Humbja me Finlandën me rezultatin 0-3, natyrisht që ka mërzitur jo pak trajnerin e femrave kuqezi, Vioresin Sinani që dëshpërimin e tij e ka shfaqure dhe në mikrofonin e “Rtsh”, në prononcimin e dhënë pas ndeshjes.

Sipas trajnerin Sinani: “Ishte ndeshje e vështirë, duke pasur parasysh se çfarë ekipi kishim përballë. Ne përfaqësojmë Shqipërinë si brenda dhe jashtë. Do mundohemi që të kemi luftë sportive për 90-të minuta.

Duke bërë luftë sportive, ashtu si në pjesën e dytë sot, besoj se do të kemi edhe rezultate pozitive. Nuk mund të flas për objektivin duke premtuar edhe budallaliqe. Shpresojmë që të bëjmë diçka për të marrë pikë në të ardhmen.

Gjithmonë ka vend për përmirësime, por nuk kemi shumë mundësi të zgjedhim. Gradualisht duke punuar do të shohim se çfarë mund të bëjmë”, – tha Sinani në fund të fjalës së tij.

E.S./Vipsport.al/