Hoxhallari: Askush nuk e ka pritur këtë fillim për Tiranën, erdhi dita të jemi sipër Partizanit

Tirana numëron 10 pikë pas 4 javësh duke qenë në vendin e parë. I ftuar në emisionin “Sport News Plus”, mbrojtësi Erjon Hoxhallari u shpreh se askush nuk e ka pritur që Tirana të ketë këtë fillim. Ai pranoi se pozicioni në të cilin ndodhet Tirana, e kënaq.

“Për Tiranën ka nisur kampionati shumë mirë dhe askush nuk e ka pritur. Kemi bërë 4 ndeshje të mira dhe kemi 10 pikë e jemi në krye, në pozicion të mirë.

Erdhi dita që të na shohë Partizani sipër. Të gjithë mendonin se do të ishim poshtë Partizanit, por jo. Fryma e skuadrës dhe fakti që kemi një grup të mirë na ka bërë të jemi kështu”, tha Hoxhallari. /VipSport.al/