sex hikayeleri porno izle kartal escort

Hidhet shorti i Kategorisë së Dytë për Grupin A, regjistrohet edhe klubi i Kamzës

Ditën e sotme në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit është hedhur shorti i Kategorisë së Dytë për Grupin A. Ajo që bie në sy është regjistrimi i klubit të Kamzës, të cilët do të marrin pjesë rregullisht në garë.

Kështu, tashmë gjithçka është gati dhe Kategoria e Dytë do të nisë këtë fundjavë, me ndeshjet që do të luhen ditën e diel. Sakaq, Vora dhe Spartaku ndeshjet e tyre shtëpiake do t’i zhvillojnë në Yrshek, ndërkohë që Partizani dhe Internacionali në fushën sportive të Pezë Helmes.

Ndeshjet e javës së parë, 29 shtator:

Internacional Tirana-Luzi 2008

Kamza-Mirdita

Vllaznia B-Klosi

Ada-Sopoti

Gramshi-Partizani B

Tirana B-Vora