Halili: Do i kërkoj presidentit rritje rroge. Nuk është penallti, më vjen keq që Lici akuzon gjyqtarin

Grent Halili ka qenë një ndër protagonistët kryesorë të këtij fillim-sezoni me skuadrën e Tiranës. Sulmuesi i bardhebluve, ka shënuar 2 gola në 3 ndeshjet e para ndërsa ka rezultuar vendimtar për ekipin që aktualisht ndan me Teutën vendin parë në klasifikim.

Sot, ai hapi serinë e golave në suksesin 2-0 ndaj Vllaznisë, të cilin e komentoi në “SuperSport”, ndërsa tregoi edhe pritshëmrinë e tij për sezonin e përtej tij.

Forma që po kalon – “E prisja një formë të tillë, por jo duke shënuar 2 gola në 3 ndeshje. Plani ishte të bëja një performancë  sa më të mirë. Ekipi po ecën shumë mirë, Teuta vetëm na vuri në vështirësi. Them se përve5 dy ekipeve që e kanë filluar me vonesë përgatitjen, ky kampionat do të jetë i vështirë. Këto pikë janë të mira, se pikët në fillim i do çdo ekip”.

Partneri ideal në sulm – Me Ngo ndjehem më mirë se kemi dy vite bashkë por edhe raporti jashtë fushe na ndihmon. Kale ka hyrë shumë mirë me grupin dhe na ka ndihmuar edhe ne. Me Majkëll e ndjej veten më në rregull, por edhe me Dungën shkoj mirë”.

Etiketimi si djali i presidentit – “Presioni është i madh, jam vetëm 21 vjeç, kushdo tjetër në pozicionin tim nuk do ta përballonte ketë presion. Shihet edhe një top i humbur, nuk gjykohem si të tjerët, bëhet nami për atë top. Jam mësuar me kritikat me sulmet që më janë bërë jashtë fushe, besoj se me më shumë punë, të vazhdoj me hapa sa më lart, që të 5oj këtë klub ku e meriton”.

Ngjarjet në Shkodër – “Më vjen keq se dihet se Shkodra është qytet shumë mikpritës, nuk i shkon Shkodrës dhe Shqipërisë ky gjest. Nuk më vjen mirë, fatmirësisht kaloi pa rrezik, besoj se nuk duhet të ndodhin këto gjëra, duhet të kemi fair-play, duhet të respektojmë njëri-tjetrin”.

Episodi i 5elhakës me Emerson- “Nuk besoj se mund të jepet penallti pasi shtyu edhe lojtari i Shkodrës dhe nuk ishte në zonë të rrezikshme, nuk më duket si e tillë. Më vjen mirë që jepni këto raste por ne pretenduam një penallti me Teutën e do të doja të jepej edhe ajo po aq shumë, të diskutohej si sot. Edhe më vjen keq që Lici akuzoi arbitrin”.

Rënia nga kategoria në Shkodër – “Ajo ditë kujtohet ditë për ditë edhe pse ka kaluar shumë kohë. Po flisja pak më parë me Dolën, më tha mos harrojmë atë moment. Ky gol më ka krijuar një memorie të mirë për momentin, them se i rëndësishëm është kur të jetë në fazë të tretë a katërt kur diskutohet titulli”.

Kontrata – “Edhe unë paguhem me rrogë në bankë si të tjerët. Ka mbetur edhe një vit, do të ulem të bisedoj në tavolinë në fund të sezonit me presidentin se dua rritje rroge, dua të më shtojë bonuse për golat”, tha ndër të tjera Halili. /vipsport.al/