Hafizi: Po shkojmë poshtë e më poshtë. Nuk humbëm nga gabimet, ne nuk bëmë asgjë

Ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare, Astrit Hafizi, mendon se ndeshja e sotme ka treguar se Shqipëria nuk po arrin të bëjë progres, por po shkon gjithnjë e më keq. Në “SuperSport” ai theksoi se Shqipëria sot nuk kishte shfaqur asnjë gjë.

“Mendoj që me këtë lojë ishte një nga ndeshjet që nuk bëmë asgjë, shënuam një gol për shenjë. Mund të jetë një nga ndeshjet me të dobëta që kemi zhvilluar. Në të gjitha intervistat edhe të lojtarët, nuk e di ku e merrnin kuraje që thoni ne do të merrnim pikë. Kështu nuk merret pikë, nuk bëhet lojë. Kështu nuk kishte as lojë e as zemër në fushë, nuk kishim asgjë. Nuk ishte se po shkojmë në Francë sikur nuk ka futboll atje. Unë shoh që ne nuk kemi rritje në këto ndeshje, por po shkojmë poshtë e më poshtë.

Ndoshta kundërshtari na ka studiuar mirë, se me këtë skemë që luan Franca, pse duhet të luash me tre në qendër kur ata kanë një sulmues. Rezultati 4-1 është nga joprofesionalizmi. Nuk kam dëgjuar ndonjëri si ato fjalë të lojtarëve.

Ne nuk bëmë asgjë, i lëmë gabimet se janë pjesë e lojës, ne edhe në ato 15 minuta nuk shkuam në portë, ne nuk bëmë asnjë veprim. Kishim vështirësi në organizimin e lojës, kur nuk ke lojtarë që mbajnë topin, kur e ndërtojmë me topa të gjatë. Si e pengojmë një kundërshtar që është në të gjitha nivelet më lart? Nuk është se humbëm se i falëm dy gola, ne nuk bëmë asgjë në fushë.

Ne nuk mësuam gjë, nuk po luanim futboll. Armenia luajti futboll me 10 vetë ndaj Italisë, patën raste, ato që ne i mundëm 3-0 ndaj Italisë. Ne dalim me humbje por të paktën të dalim me lojë, gjëra që mbeten në kujtesë. Ne mirë që nuk po luajmë në sulm, por as në mbrojtje nuk po luajmë mirë”, tha Hafizi. /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan