Grumbullim në kushte perfekte dhe thirrje për tifozët, Bylisi kërkon pikët maksimale në kryeqytet

Bylisi dje është grumbulluar në kryeqytet, madje në rezidencën e “Chateau Linza”, në periferi të Tiranës në kushte mjaft të mira. Presidenti Besnik Kapllanaj dhe stafi e kanë vlerësuar shumë sfidnë në transfertë me të kuqtë të cilën e luajnë sot në orën 16:00 në “Selman Stërmasi”.

Ndërkohë që klubi sot bën thirrje për një mbështetje masive të tifozëve të vet, aq më tepër që skuadra ka plot katër ndeshje që nuk njeh humbje, e madje në tri sfidat e fundit, dy në kampionat dhe një në Kupën e Shqipërisë ka 3 fitore radhazi.

Ballshiotët janë kthyer në një makth për Partizanin, pasi edhe katër sezone më parë kanë barazuar dhe i kanë mundur të kuqtë në “shtëpi”.

E.S./Vipsport.al/