Grizman: Na vjen keq që pësuam gol dhe për himnin, do të fitojmë të gjitha ndeshjet

Antuan Grizman nuk kishte fat në ndeshjen ndaj Shqipërisë, duke qenë se humbi edhe një penallti të shkaktuar nga Mavraj. Në përfundim ët ndeshjes, sulmuesi i Barcelonës u shpreh për mediat se ndjen keqardhje për golin e pësuar.

Ai shtoi se Franca kishte mungesa por edhe futbollistët që i zëvendësuan e bënë mirë punën e tyre. Sakaq, sulmuesi francez u ndal edhe te incidenti për himnin duke thënë se i ka surprizuar të gjithë dhe se duhen fituar të gjitha ndeshjet e mbetura.

“Kishim mungesën e disa futbollistëve të rëndësishëm por edhe ata që luajtën e bënë mirë punën e tyre. Jemi në rrugë të duhur pasi bëmë një ndeshje të madhe. Na vjen keq që pësuam gol por ka gjithmonë gjëra që duhen përmirësuar dhe do të jetë e komplikuar deri në fund prandaj duhet që të fitojmë ndeshjet e mbetura. Momentin e himnit nuk e kuptuam dhe na vjen keq, u surprizuar të gjithë”, tha Grizman. /Erjon Allaraj-VipSport.al/