Grezda zhgënjen sërish në ndeshje, trajneri i të rinjve “i gjen” një punë të re në klub

Eros Grezda nuk po arrin të bindë askënd në Skoci, përveç të rinjve. Sulmuesi shqiptar që u transferua verën e shkuar me shumë bujë në kampionatin skocez dhe u bë pjesë e Rejnxhërsit, në total ka shënuar vetëm dy gola dhe ka qenë shumë larg pritshmërive, por duhet theksuar se e kanë penguar shumë edhe dëmtimet.

Mbrëmjen e djeshme, ai ishte sërish titullar me skuadrën e të rinjve të Rejnxhërsit dhe luajti për 70 minuta. pavarësisht se po i jepet besim me ekipin e të rinjve, Grezda nuk po arrin të lërë gjurmë dhe duket se e ka të pamundur të bindë trajnerin Xherard për ta kaluar me ekipin e parë.

Sakaq, mediat skoceze raportojnë se e kundërta mund të thuhet për trajnerin e të rinjve, Graeme Murti i cili shprehet se Grezda po ndihmon shumë të rinjtë. Kështu, Grezdës i jepet besim se me të rinjtë mund të bëjë një punë të mirë, megjithatë i duhet të bindë edhe për të kaluar në ekipin e parë. “Të kemi Erosin me ne, është diçka e mirë sepse është futbollist me shumë eksperiencë dhe nga ai, futbollistët e rinj mund të mësojnë shumë”, u shpreh Grezda. /Erjon Allaraj-VipSport.al/