Greqia eliminon Shqipërinë U17 të femrave nga Europiani, por të paktën nuk turpërohemi

Kombëtarja shqiptare e futbollit U17 të femrave është mundur sot edhe në ndeshjen e dytë të grupit eliminator të kampionatit europian, por të paktën ka dalë nga fusha e lojës me nje humbje minimale e jo një rezultat katastrofe si ai i takimit të parë.

Dy ditë më parë, vajzat e drejtuar nga Agustin Kola mundeshin 10-0 përballë Irlandës, duke bërë të qartë se nuk janë ende gati për të pasur pretendime në turne të rëndësishëm e për momentin po bëjnë thjesht eksperiencë që do ti shërbejë në vitet në vijim. Sot, ndaj Greqisë, Shqipëria është mundur vetëm 1-0, me një gol të shënuar nga Papateodoru në fundin e pjesës së parë të ndeshjes.

Një duel i cili është dominuar, ashtu siç pritej, nga Greqia që ka bërë 19 tentativa drejt portës, kundrejt vetëm 1 një të vajzave kuqezi, edhe atë jashtë kuadratit. Gjithsesi, humbja 1-0 do të shërbejë për moralin para sfidës së fundit që luhet vetëm për statistika, ndaj Lituanisë, pasi të sy skuadrat janë jashtë Europianit. /vipsport.al/