Gjilani afër kreut, Mezani: E vështirë ndaj Drenicës, na kënaq fitorja

Pas katër javëve, skuadra e Gjilanit ka 9 pikë, ndërsa trajneri Gentjan Mezani pas sfidës së djeshme me Drenicën, ku skuadra e tij mori 3 pikët e radhës, ka pohuar: “E kemi pritur që do të ishte një ndeshje e vështirë për faktin se Drenica luan një futboll shumë të bukur, është një skuadër agresive dhe kur luan në shtëpi është tejet vështirë t’i marrësh pikë”,- tha fillimisht Mezani.

Mezani, më pas foli edhe për rezultatin e ndeshjes, ku ndër të tjera tha se: “ Ne morëm një tri pikësh me shumë vlera, megjithëse skuadra tregoi sot shenja lodhje. Fati ishte me ne pasi realizuam golat dhe u mbrojtëm në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne duhet të mbetemi të kënaqur që morëm pikët e plota”, – deklaroi trajneri i skuadrës së Gjilanit, Gentjan Mezani.

Gjilani aktualisht mban vendin e dytë dhe sidomos në 3 javët e fundit, skuadra që drejtohet nga trajneri vlonjat ka marrë 9 pikët e plota, ndërsa këtë sezon synon titullin kampion në Supelrigën e Kosovës.

E.S./Vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan