Gjigandi mediatik BBC shpall njeriu e ndeshjes mes Kosovë-Angli, zgjedhin mesfushorin e Dardanëve

Me të vërtetë përfaqësuesja e Kosovës pësoi mbrëmjen e djeshme disfatën e parë pas 15 ndeshjeve, megjithatë përballë ishte rivali më i fortë i grupit Anglia. Dardanët u mposhtën me rezultatin 5-3, por nga fusha dolën me kokën lart pasi jo çdokush mund t’i shënojë tre gola britanikëve në fushën e tyre.

Ndërkohë, pas takimit rrjeti gjigant mediatik BBC ka vendosur notat e futbollistëve, ndërsa bie në sy se vlerësimi më i lartë është për Valon Berishën. Mefushori i Kosovës i cili është pjesë e Lacios, realizoi dy gola për Dardanët, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm.

Ndërkohë, nota më e ulët ishte rezervua për mbrojtësin Mërgim Vojvoda, i pafat pasi shënoi një autogol duke devijuar gabimisht sferën në portën e tij. /Egi Çabeli-VipSport.al/