Gjici: Ekipi mund të japë më shumë. Nuk duhet të nënvlerësojmë as Bylisin

Kthimi te fitoret i Kukësit ka sjellë përsëri buzëqeshjen te verilindorët, siç dukej qartë nga fjalët e presidentit Safet Gjici pas ndeshjes. Numri 1 i verilindorëve deklaroi për SuperSport se skuadra kishte bërë mire, edhe pse kishte pasur mundësinë të mbyllte duelin më parë.

“I kënaqur me fitoren gjithmonë, kur humbim nuk jemi. Blerjet e fundit po japin por kanë për të dhënë akoma se e patë shumë mirë se mund të thellohej më shumë rezultati se Shkurtaj humbi vetëm për vetem raste. Lojtarët duan kohën e tyre për të shkuar në 100%

Edhe Tirana ka ekip të mirë, edhe Partizani, edhe Teuta. Të tre janë ekipe që duan vlerësuar, këto janë rivalët. Nuk duhet të nënvlerësojmë as Bylisin që na mundi e nuk e mendonim. Duhet edhe fat, se futbolli kështu është”, tha Gjici. /vipsport.al/