Gazeta prestigjioze zvicerane “masakron” Shaqirin për xhelozinë me Xhakën: E tepërt! Sjellje fëmijërore

Xherdan Shaqiri ka refuzuar të jetë pjesë e Zvicrës në ndeshjet që skuadra helvete ka ndaj Irlandës dhe Gjibraltarit, me pretekstin se kërkon të jetë i përqendruar vetëm te skuadra. Ky arsyetim, duket se nuk i ka bindur aspak në Zvicër.

Gazeta më e madhe zvicerane, “Blick” i ka kushtuar një artikull futbollistit të Liverpulit në lidhje me këtë sjellje. Ata e lidhin mungesën e Shaqirit me shiritin e kapitenit që ka shkuar tashmë te Xhaka dhe për këtë, Shaqiri nuk ka qenë dakord.

“Shaqiri thotë se dëshiron të përqendrohet në klubin e tij, kjo është shaka e keqe. Mund ta thuash këtë nëse ke mundësi të luash, por tani? Çdo ndeshje që ai e luan me Zvicrën i ndihmon ta luajë për Liverpulin. Ajo që po ndodh me Shaqirin dhe shiritin e kapitenit është fëmijërore. Çdo futbollist që luan në ekipin kombëtar duhet të ndihet si kapiten sepse po lejohet ta përfaqësojë vendin”, u shpreh Kubilai Turklimaz, një figurë e njohur e futbollit në Zvicër. /Erjon Allaraj-VipSport.al/