Futbollistët pa minuta përfundojnë në tribunë, Reja lë jashtë dy mbrojtësit

Kombëtarja shqiptare luan një ndeshje mjaft të rëndësishme në “Elbasan Arena”, aty ku përballë do të ketë skuadrën e Islandës. Trajneri Reja ka publikuar formacionin zyrtar që do të zbresë në fushë ndaj Islandës, ndërkohë që në stol kanë përfunduar shumë titullarë që luajtën ndeshjen e fundit.

Sakaq, dy futbollistë kanë përfunduar në tribunë dhe dy lojtarët e lënë jashtë janë Enea Mihaj dhe Ezgon Binaku. Mbrojtësi Mihaj ishte afrimi i Panuçit në Kombëtare duke ia marrë Greqisë por nuk po gjen hapësira.

Sakaq, ndryshe është Binaku që ishte gati në ndeshjen e kaluar por që sot është në tribunë. Kujtojmë që Binaku luan si mbrojtës i majtë dhe pikërisht në krahun ku Reja eksperimentoi herën e fundit dhe u mund 4-1 nga Franca. Dy lojtarët, do ta ndjekin ndeshjen nga tribuna mbrëmjen e sotme. /Erjon Allaraj-Vipsport.al/