FSHF i plotëson Luftëtarit kërkesën e parë, nuk dorëzohen për gjyqtarin

Luftëtari do të luajë nesër më Turbinën dhe është vetë Federata Shqiptare e Futbollit që ua ka pranuar kërkesën bluzinjve duke lejuar që ndeshjen e kthimit të Kupës së Shqipërisë ta zhvillojnë nesër në stadiumin e  tyre në orën 14:00.

Kujtojmë që sfida e parë e Kupës së Shqipërisë në Cërrik përfundoi 0-1. Duhet theksuar se  bluzinjtë kanë bërë edhe një tjetër kërkesë, të cilën e kanë ripërsëritur dhe nuk heqin dorë që gjyqtari Olsid Ferhataj nga Patosi të mos i gjykojë më në asnjë ndeshje në vijim.

Drejtuesit bluzi kanë mbetur mjaft të indinjuar, pasi sipas tyre penallti që gjyqtari Ferhataj ka dhënë në ndeshjen me laçin ka qenë e qëllimshme për t’i dëmtuar gjirokastritët.

E.S./Vipsport.al/