Franc Veliu prezantohet te Gjilani, kosovarët mbyllin merkaton

Franc Veliu është zyrtarizuar në radhët e skuadrës së Gjilanit, skuadra e tij e re ku edhe do  të vijojë karrierën. Në fakt, trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani e njeh mirë Veliun, pasi e ka trajnuar kur ka drejtuar në Vlorë skuadrën e Flamurtarit.

Franc Veliu ka një karrierë të pasur në futbollin shqiptar, duke qenë pjesë skuadrave të njohura të vendit, mes tyre edhe Kukësi apo Partizani. Veliu do të jetë për një sezon pjesë skuadrës ë Gjilanit që këtë sezon synon titullin kampion.

Natyrisht që dëmtimi i rëndë që pësoi Ylli Shameti bëri që Mezani të kërkonte një mbrojtës dhe në qendër një lojtar me eksperiencë si Veliu do t’i bënte mjaft punë Gjilanit që këtë sezon ka synime madhore në Superligën e Kosovës.

E.S./Vipsport.al/