(FOTO)/Miqësorja në Greqi, Luftëtari shmang goleadat dhe pëson humbje minimale

Luftëtari ka zhvilluar sot miqësoren e parë në tokën helene nga dy të tilla. Nga sa bëhet e ditur, skuadra bluzi ka shkuar në Greqi aty ku edhe do të zhvillojë një mini-fazë përgatitore për të qenë edhe më solide në pjesën tjetër të sezonit duke qenë se në 3 javët e para bluzinjtë kanë 0 pikë.

Por, në krahasim me humbjet që kanë pësuar në kampionat, ndaj Panaccaikit, aty ku luan Kotcionis që vjet ishte qendërmbrojtës titullar në Gjirokastër, por edhe mallakastrioti Maldin Ymeraj, bluzinjtë janë mundur me rezultatin 1-0.

Golin e vendasve e ka shënuar Moraitis në testin që ka startuar në orën 18:00. Kotcionis e ka nisur si titullarë, ndërsa Ymeraj ka hyrë në pjesën e dytë.

Madje, goli është shënuar në minutën e 25-të dhe më pas nuk ka pasur më gola të tjerë në këtë ndeshje kontrolli. Nga sa bëhet e ditur, trajneri Klodian Duro ka aktivizuar të gjithë lojtarët që ka pasur në gjende fizike dhe ka parë edhe më imtësisht formën e secilit prej tyre!

E.S./Vipsport.al/