FOTO/ Nuk ka më dyshime dhe vjen firma, Milani largon dështimin për surprizën e Bundesligës

Pasi dështoi të kalonte te Monako kur kryente vizitat mjekësore,  Andre Silva ka arritur të gjejë akordin me skuadrën e re në ditën e fundit të merkatos. Sulmuesi portugez i ardhur me bujë te Milani, por duke zhgënjyer me paraqitjet e tij do të jetë futbollisti më i ri i Ejntraht Frankfurtit.

Sulmuesi portugez ka mbërritur ditën e sotme në Gjermani aty ku ka firmosur kontratën e re si edhe ka shkrepur fotot e para me fanellën e skuadrës gjermane. Nga ana tjetër, Milani ka arritur të sigurojë shërbimet e kroatit Ante Rebiç i cili sezonin e fundit ishte surprizë në Bundesligë.

Së bashku me serbin Luka Joviç, Rebiç arriti të çonte Frankfurtin deri në gjysmëfinalen e Ligës së Europës ndërkohë që mbylli një sezon mjaft të mirë me klubin e tij. Tashmë, Rebiç do të luajë në kampionatin italian, aty ku kërkohej edhe nga Interi por ka firmosur me Milanin. /Erjon Allaraj-VipSport.al/