FOTO/ Një fitore që i dedikohet legjendës së Holandës, Xherard diti si të motivonte skuadrën

“Duam mbështetje tifozësh për të fituar këtë ndeshje që i dedikohet Fernando Riksenit”, ishte fjalia që u tha nga Stivën Xherard në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Fejnordit në Ligën e Europës. Legjenda e futbollit anglez po bën një punë mjaft të mirë në krye të stolit të Rejnxhërsi dhe e ka nisur mirë aventurën në grupet e Ligës së Europës.

Skuadra e tij fitoi me rezultatin 1-0 dhe kjo fitore shkoi në dedikimin të Fernando Riksenit. Ish-futbollisti i kombëtares holandeze ndërroi jetë vetëm pak ditë më parë dhe mes skuadrave të shumta që ka luajtur në karrierën e tij, ishte edhe Rejnxhërsi.

Para stadiumit “Ibrox”, janë mbajtur homazhe për figurën e futbollistit holandez dhe të shumtë kanë qenë tifozët të cilët kanë hedhur lule, shallin apo edhe fanellën e Rejnxhërsit duke nderuar këtë figurë. Ish-futbollisti holandez, vuante nga një sëmundje nervore dhe ndërroi jetë të mërkurën në spital. /Erjon Allaraj-VipSport.al/