FOTO/ Në detajet e fundit para inaugurimit, stadiumi i ri Kombëtar teston ndriçimin

Ka mbetur edhe shumë pak nga momenti kur do të inaugurohet stadiumi i ri Kombëtar. Plani kur do të hapen dyert është muaji nëntor, kur Shqipëria do të presë Francën në kuadër të eliminatoreve të Euro 2020.

Në impiant janë drejt përfundimit procedurat e fundit të punimeve, për të mos pasur asnjë të papritur. Ndërkohë, në mbrëmjen e sotme është provuar edhe impianti i ndriçimit, i cili i ka dhënë një pamje madhështore stadiumit.

Për prozhektorët e veçanta qëndron te fakti se janë vendosur te pjesa e mbuluar sipër tribunave, çka përbën edhen një risi për Shqipërinë. Kështu, gjithçka po ecën sipas planifikimeve dhe pritet vetëm muaji nëntor.