FOTO/ Klubi rus krenohet me dy futbollistët shqiptarë: Hyri nga stoli dhe shënoi golin e fitores

Shqipëria arriti të marrë një fitore të madhe mbrëmjen e djeshme në Elbasan, aty ku mundi me rezultatin 4-2 skuadrën e Islandës. Një nga protagonistët e kësaj ndeshje, ishte Odise Roshi i cili arriti të shënonte golin e tretë për skuadrën tonë, atëherë kur rezultati ishte 2-2, duke i hapur rrugë edhe golit të katërt të Çikalleshit.

Goli i Roshit ka bërë jehonë edhe në rusi, aty ku Akhmat Grozni nuk ka ngurruar ta shpërndajë këtë me tifozët. Në rrjetet sociale, klubi rus ka shpërndarë një video të golit të Roshit dhe një mbishkrim për futbollistin tonë.

“Odise Roshi, mesfushori i Groznit dhe i Kombëtares shqiptare ka shënuar gol në ndeshjen kualifikuese të Euro 2020 ndaj Islandës. Roshi hyri në fushë në minutën e 62 dhe shënoi ku rezultati ishte 2-2 në minutën e 69. Shqipëria fitoi në fund me rezultatin 4-2”, shkruan klubi rus.

Sakaq, një postim ka pasur edhe për mesfushorin e Kosovës, Bernard Berisha i cili ishte në stol në ndeshjen që Kosova humbi ndaj Anglisë me rezultatin 5-3. “Mesfushori i Groznit, Bernard Berisha ishte rezervë në ndeshjen kualifikuese të Kosovës ndaj Anglisë. Skuadra e Kosovës u mundur me rezultatin 5-3”, shkruhet në postimin për Berishën. /Erjon Allaraj-VipSport.al/