Formacioni më i mirë i kualifikuesve, bën pjesë edhe futbollisti shqiptar

Kualifikueset e Europianit 2020, u rikthyen këtë javë ku në fushë zbritën të gjitha skuadra europiane dhe kanë luajtur ndeshjet e tyre për fazën në grupe. Natyrisht, nuk kanë munguar rezultatet surprizë ndërkohë që ka pasur edhe protagonistë të shumtë.

“One Football” ka publikuar formacionin me futbollistët më të mirë të këtyre ndeshjeve dhe pjesë e këtij formacioni është edhe Valon Berisha. Futbollisti i Lacios, arriti të shkëlqente me Kosovën duke dhënë një asist kundër Çekisë dhe duke i shënuar 2 gola Anglisë.

Berisha është vënë në të majtë të sulmit, në një formacion që përbëhet nga yje si De Jong, De Bryn, Ronaldo, Alkaser, Sanço apo edhe të tjerë. Berisha rikthehej në fushë pas një mungese të gjatë për shkak dëmtimi dhe duket se e ka kapur shpejt formën. /Erjon Allaraj-VipSport.al/