Formacionet e mundshme, Partizani-Flamurtari/ Trajneri Lerda gjen sulmuesin Solomon, Sadedini për pikët e para

Partizani do të luajë ditën e sotme në orën 19:00, ndeshjen e parë në kryeqytet për këtë sezon. Të kuqtë, pas suksesit të javës së kaluar, tashmë do të kërkojnë vazhdimësinë përballë një kundërshtari me probleme si Flamurtari.

Trajneri Franko Lerda do të ketë të gatshëm për këtë ndeshje sulmuesi Solomon, i cili u pezullua me dy ndeshje pas kartonit të kuq në sfidën ndaj Skënderbeut. Megjithatë, pasi mungoi në ndeshjen e javës së dytë, sulmuesi ka shlyer personalisht dënimin me anë të pagesës së shumës financiare.

Ndërkohë, në kampion vlonjat, trajneri Sadedini do të ndryshojë disa lojtarë nga ndeshja e kaluar, teksa kërkon pikët e para në këtë kampionat:
Formacioni i mundshëm: