Formacionet e mundshme, Partizani-Bylis/ Lerdës i kthehet sulmuesi, Dovedan ndryshon pak nga java e kaluar

Partizani do të kërkojë të lejë pas rezultatin negativ të marrë nga transferta e Laçit teksa përballë ditën e nesërme ka Bylisin. Të kuqtë duhet të reagojnë pasi janë prapa me pikë, duke llogaritur se në katër javë kanë pësuar dy humbje.

Trajneri Franko Lerda do të gjejë sulmuesin Solomon, i cili ishte i pezulluar për shkak të kartonit të kuq të marrë në sfidën ndaj Flamurtarit. Kështu, Solomon do të marrë vendin në majën e sulmit, ndërsa nga stoli pritet ta nisë Asani.

Nga ana tjetër, Bylisi po kalon një moment të mirë teksa vjen pas triumfit me Kukësin. Skuadra ka fituar siguri, ndërsa trajneri Dovedan duhet të llogarisë mungesën e talentit Murataj, i cili u ndëshkua me të kuq. Pjesa tjetër është e plotë, pa llogaritur Antoni Bej që do të mungoj për disa muaj./Egi Çabeli-VipSport.al/

Formacionet e mundshme: