Formacionet e mundshme, Kukësi-Tirana/ Trajneri Mema rikuperon lojtarë, verlindorëve iu rikthehet titullari i mbrojtjes

Dita e nesërme do të dhurojë një përballje mes dy rivalëve direkt për titull si Kukësi dhe Tirana. Bardheblutë vijnë me statusin e kryesuesve të kampionatit, ndërsa në katër ndeshjet e para nuk njohin shijen e humbjes.

Kjo do të jetë edhe një provë për kryeqytetasit për të treguar forcën, përballë nënkampionëve të sezonit të kaluar. Trajneri Ardian Mema do ta ketë të plotë grupin e futbollistëve, teksa ka rikuperuar lojtarë të rëndësishëm. Kështu rikthehet kapiteni Ilion Lika, por edhe Agustin Torasa, të dy priten të aktivizohen nga minuta e parë.

Sa i përket Kukësit, të besuarit e teknikut Shpëtim Duro do të mundohen të hedhin pas krahëve disfatën e një jave më parë ndaj Bylisit. Ndërkohë, për verilindorët rikthehet pas pezullimit mbrojtësi Olsi Teqja. Sakaq, mbeten jashtë Emiljano Musta dhe me shumë mundësi Valon Et’hemi. /Egi Çabeli-VipSport.al/