Formacionet e mundshme, Kukësi-Laçi/ Musolli në dyshim për trajneri Duro, Starova pa ndryshime

Ditën e sotme në orën 16:00, në stadiumin Loro Boriçi të Shkodrës, Kukësi do të presë Laçin. Verilindorët pasi kanë triumfuar në dy javët e para të kampionatit, do të kërkojnë suksesin e radhës për të konfirmuar startin perfekt në kampionat.

Trajneri Shpëtim Duro në këtë sfidë ka në dyshim kapitenin Musolli, prej një dëmtimi i cili e la jashtë në sfidën e kaluar në Vlorë. Ndërkohë, edhe Abazaj pritet ta nisë sërish nga stoli.

Ndërkohë, nga ana tjetër Laçi nuk ka marrë ende pikë në këtë kampionat, një trend të cilin kurbinasit duan ta ndryshojnë përballë Kukësit. Ndërkohë, trajneri Starova pritet të mos bëjë shumë ndryshime në formacion.

Formacionet e mundshme: