Flet ish-trajneri i Lukakut: E shihja në stërvitje, nuk besoja se do të bëhej lojtar i madh

Romelu Lukaku u transferua me bujë këtë merkato vere nga Mançester Junajtid te Interi, duke u kthyer në golashënues për skuadrën zikaltër pasi në dy ndeshjet e para në kampionat, ai ka shënuar 2 gola. Sakaq, gola po shënon në mënyrë të vazhdueshme edhe me Belgjikën, ndërkohë që për të ka pasur edhe shumë skeptikë.

Ka qenë pikërisht ish-trajneri i tij në kohën kur luante te Anderlehti, ai që ka pranuar se nuk kishte shumë besim te Lukaku. Gert Emerekts shprehet se e ka parë gjithmonë se ka potencial, por nuk e ka menduar se mund të jetë një nga sulmuesit më të mirë në botë.

“Gjithmonë kam parë shumë potencial te Lukaku por nuk e kam pritur se do të jetë një nga sulmuesit më të mirë në botë. Mendoj se Lukaku, Sançez dhe Lautaro mund të luajnë së bashku me kilianin që e nis nga e djathta, kurse Lautaro si sulmues i dytë”, u shpreh trajneri. /Erjon Allaraj-VipSport.al/