Flamurtari prezanton afrimin e radhës, firmos edhe një mbrojtës për kuqezinjtë

Pak ditë më parë, Flamurtari zyrtarizoi një tjetër afrim në merkaton e verës duke njoftuar se ka arritur akordin me mbrojtësin grek, Xhorxhios Sarris. Mbrojtësi 30-vjeçar, ka firmosur ditën e sotme me klubin vlonjat dhe është prezantuar si futbollisti më i ri i tyre.

Në të kaluarën e tij, Sarris ka qenë edhe pjesë e skuadrës së AEK-ut në Greqi, ndërkohë që ka luajtur edhe në Turqi, Skoci e në Rumani në vitet e fundit. Sarris është një përforcim i rëndësishëm për skuadrën e Sadedinit në repartin e mbrojtjes, aty ku skuadra vlonjate ka çaluar jo pak këto javë.

Njoftimi i klubit:

“Georgios Sarris është zyrtarisht futbollist i Flamurtari Football Club

Emri: Georgios

Mbiemri: Sarris

Datëlindja: 08 Shtator 1989

Pozicioni: Mbrojtës qendre

Shtetësia : Greke

Karriera :

2019 – Flamurtari F.C

2018 – 2019 Petrolul Ploiesti ( Rumani )

2016 – 2018 Hamilton Academical FC ( Skoci )

2015 – 2016 Kayseri Erciyesspor ( Turqi )

2014 – 2015 AEK Athens ( Greqi )

2008 – 2014 Ergotelis ( Greqi )

Mire se vjen ne familjen e madhe Kuqezi te Flamurtari F.C