Flamurtari e ka detyrim fitoren, Sadedini në hall me Laçin

Flamurtari luan një ndeshje delikate me skuadrën e Laçit të cilin e pret në stadiumin Flamurtari. Kuqezinjtë i kanw bërë një nisje mjaft të dobët këtij sezoni, madje kanë 0 pikë në katër javë.

Nisja me vonesë e përgatitjeve dhe merkato ku erdhën dhe u larguan shumë lojtarë ka ndikuar, por duket se mospasja e rezultateve kanë vënë në hall edhe stafin dhe trajnerin Sadedini. Ky i fundit duhet që të fitojë patjetër dhe të mundë kurbinasit, ndryshe rrezikon stolin.

Flamurtari, aktualisht ndodhet në vendin e fundit, madje ka 0 pikë, por diferenca me ekipet e tjera nuk është e parikuperueshme, aq më tepër që kanë kaluar vetëm katër javë. Por, në Vlorë nuk duan që të rrezikojnë, aq më tepër që skuadra ka edhe elementë cilësorë…

E.S./Vipsport.al/