Fitorja në Kupë i jep qetësi Duros, Kukësi në luftë më kohën për riaftësimet ndaj Tiranës

Kukësi arriti të merrte një fitore me rezultatin 1-3 në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë, aty ku mundi ekipin e Shkumbinit. Verilindorët e gjetën golin me anë të Maliqit që në minutën e gjashtë, ndërkohë që më pas ishin Kamara dhe Daku dy futbollistët që shënuan.

Për këtë sezon, këto janë golat e parë të shënuar nga këto futbollistë në ndeshje zyrtare duke i dhënë Duros një sinjal të qartë për ndeshjen e radhës. Kukësi do të përballet me Tiranën dhe për verilindorët, nuk ka rezultat tjetër përveç fitores duke qenë se bardheblutë kryesojnë me 3 pikë më shumë.

Sakaq, problem mbeten edhe mungesat duke qenë se Emiliano Musta nuk do të jetë i gatshëm për këtë takim. Në dyshim, mbetet edhe Valon Et’hemi i cili mungoi në Kupë dhe në humbjen ndaj Bylisit. Një lajm i mirë është ai i rikthimit të Olsi Teqjes i cili u dënua nga Disiplina me dy ndeshje por i ka shlyer në Kupë dhe kampionat. Ndeshja mes Kukësit dhe Tiranës do të luhet të shtunën në orën 19:00 në “Elbasan Arena”. /Erjon Allaraj-VipSport.al/